Opozita kërkon me ngulm rrëzimin e Berishës edhe me mocionin e mosbesimi - (18 Shtator 2008)  @televizioniKLAN
Opozita kërkon me ngulm rrëzimin e Berishës edhe me mocionin e mosbesimi - (18 Shtator 2008)  @televizioniKLAN
RTV KLAN | Opozita kërkon me ngulm rrëzimin e Berishës edhe me mocionin e mosbesimi - (18 Shtator 2008) @televizioniKLAN | Uploaded 4 weeks ago | Updated June 25 2024
Lajme arkiva 2008

Opozita bën bilancin e tryezës së një ditë më parë që duket se i bashkon në një pikë, largimin e kryeministrit Berisha. Ajo çfarë vijon t’i ndajë është forma që duket se ka kushtëzuar dhe formulimin një iniciative të përbashkët në letër.

Valentina Leskaj: “PS është partia lider i cila udhëheq rolin opozitar për të gjitha problemet e mëdha dhe të rënda që po përballon vendi. Probleme që kanë të bëjnë me varfërinë, probleme që kanë të bëjnë me korrupsionin, probleme që kanë të bëjnë me drejtësinë dhe me sigurinë dhe është një rol të cilin ne do të vazhdojmë ta bëjmë. Besoj që sot është dita për të ftuar të gjithë shqiptarët që nesër të jenë në protestë, për të protestuar për më shumë siguri, për të protestuar për më shumë drejtësi.”

Skënder Gjinushi: “Pozitive është që opozita të takohet, sepse është koha për një bashkim sa më të gjerë. Është tjetër gjë se si e koncepton luftën politike njëra apo tjetra parti, por partia jonë ka qenë shumë e qartë që e vetmja reformë që mund të bëhet me këtë qeveri është largimi i kësaj qeverie.”

Por kryetari i LSI Ilir Meta vijon të këmbëngul, se opozita nuk ka kohë të presë zgjedhjet e radhës parlamentare për largimin e kreut të ekzekutivit.

Ilir Meta: “Ne jemi për objektiva konkrete dhe për veprime konkrete të opozitës. Në parlament dhe jashtë parlamentit po gjithmonë të standardeve demokratike që imponojnë dorëheqjen e Berishës sot dhe jo që presin se ndoshta Sali Berisha do të iki në vitin 2009.”

Propozimeve të saj opozita i shton edhe një tjetër opsion, mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit.

Skënder Gjinushi: “Edhe nga parlamenti mund të rrëzohet Berisha, një mocion vlerësoj që tani ka shumë deputetë edhe të djathë, që e kuptojnë që duhet ndal krimi, që e kuptojnë që duhet të shkëputen nga krimi dhe që e kuptojnë që mund të vijë radha.”

Ilir Meta: “Ne e mbështesim fuqimisht çdo mocion për shkarkimin e kryeministrit Berisha, por duam t’iu kujtojmë që të gjithë opozitarëve sot me ndryshimin që u bë në 21 prill, para se të bëjmë 71 vota për të hequr Berishën, duhet të gjejmë dhe 71 vota se kush do të zëvendësojë Berishën.”

Valentina Leskaj: “Të gjitha opsionet janë në tavolinë dhe ne jemi të hapur për të diskutuar çfarëdolloj propozimi që mund të sjellin aleatët tanë. Do të thotë që procesi që filloi dje me tryezën nuk është një proces i mbyllur.”

Aksioni më i afërt opozitar është protesta në shesh kundër pasigurisë dhe për më shumë drejtësi një iniciativë e PS. Partitë e tjera në opozitë pritet gjithashtu t’i bashkohen protestës duke mos përjashtuar dhe LSI-në. Gjithsesi një vendim përfundimtar kjo forcë politike do ta marrë gjatë një mbledhje kryesie të enjten pasdite në orë 19./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Opozita kërkon me ngulm rrëzimin e Berishës edhe me mocionin e mosbesimi - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANMbledhje qeverie, Berisha: Puna në të zezë, do të penalizohen punëdhënësit - (17 Shtator 2008) @televizioniKLANLubonja në studion e TV Klan, komenton qëndrimin e opozitës ndaj Berishës - (17 Shtator 2008) @televizioniKLANPolemikat Rama-Olldashi, shkak projekti i landfillit të Sharrës - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANPAD bojkoton tryezën e opozitës, Ceka: “Ftesa e Ramës, ftesë për gjah” - (17 Shtator 2008) @televizioniKLANRritet sasia e prodhimit të energjisë, KESH: Ky vit ka rezultuar pozitiv - (17 shtator 2008) @televizioniKLANSeminari për bashkimin e Mesdheut, Berisha: Ne kontribuues në bashkimin mesdhetar -(17 Shtator 2008) @televizioniKLANDanimarka mbështet Kosovën, kryeministri Anders Rasmussen viziton Kosovën - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANShkarkohet drejtori i OSSH në Kukës, shkak vlera të ulëta të arkëtimeve - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANLSI vendos të marrë pjesë në protestën e PS kundër Berishës - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANRama akuzon Berishën për landfillin e Sharrës, “Po inauguron punët e bashkisë” - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANProjekti i landfillit të Sharrës, ministri Olldashi inauguron parcelën e parë - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANMinistri serb në Kosovë, inauguron qendrën koordinuese për Kosovën - (17 Shtator 2008) @televizioniKLANPërurimi i landfillit të Sharrës, shkakton polemika mes Olldashit dhe Ramës - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANKryeministri Berisha në prezantimin e raportit të BB “Doing business” në Shqipëri -(18 Shtator 2008) @televizioniKLANTrafikimi i lëndëve narkotike, BE pret efikasitet nga Shqipëria - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANEmisioni “Njerëz të humbur” starton në Tv Klan, përgatitjet e fundit të stafit - (17 Shtator 2008) @televizioniKLANMinistrja e Shëndetësisë Godo inspekton spitalet në rrethe, mungojnë specialistë - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANGjirokastër pezullohen gjyqet, Dhoma e Avokatisë në grevë - (17 Shtator 2008) @televizioniKLANVijon çmimi i lartë i naftës, specialistët tregojnë arsyen pse nuk ulet - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANUlet çmimi i karburanteve në bursa, në vendin tonë çmimi “lojë” e tregut - (17 Shtator 2008) @televizioniKLANKampionati Europian i Peshëngritjes për të rinjtë, Godelli kampion Europe - (17 Shtator 2008) @televizioniKLANKampionati Europian i Peshëngritjes në Durrës, Xhuljo Proni del i dyti - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANItali/ Rritet çmimi i bukës, qytetarët bojkotojnë furrat, 1 ditë pa bukë - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANKriza financiare vë në kolaps bursat ndërkombëtare - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANJaponi, burri që njihet si njeriu më i vjetër në botë feston 113 vjetorin - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANKriza ekonomike, analistët parashikojnë një ndikim afatgjatë - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANBankat qendrore bashkohen për të mbajtur gjallë ekonominë globale - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANOrkestra “Camerata” e Tiranës fiton projektin e shoqatës “Artema” - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANSurpriza/ Shqipëria përmendet në Bibël, një shqiptar po e përkthen nga fillimi librin e shenjtë @televizioniKLANTv Klan - Spanja, Norvegjia e Irlanda njohin shtetin e Palestinës, ky vend votoi kundër @televizioniKLANOpinion - Shqiptarë në botë! - 28 Maj 2024 @televizioniKLANOpinion - Miss Universe vjen në Shqipëri! - 28 Maj 2024 @televizioniKLANKreu studimet për mjekësi në Itali dhe u integrua atje,Meridiana tregon jetën e saj në shtetin fqinj @televizioniKLANKlan News - Edicioni i lajmeve, ora 22:00 @televizioniKLANE bullizuar se shiste produkte në rrugë, Miss Universe tregon historinë e jetës @televizioniKLANBullizohej se shiste petulla, sot mban kurorën e Miss Universe: Ndryshova vendin tim! @televizioniKLANO ça i keni bo botës ju të dy, shqiptarja nga Dubai habit Fevziun @televizioniKLANNga Dubai për qebapët e Shkodrës, Megi tregon ushqimet që pëlqeu bashkëshorti arab në Shqipëri @televizioniKLANÇekosllovakja u dashurua me dibranin,historia e pabesueshme e prindërve të Irenës që jeton në Izrael @televizioniKLANNjë influencer shqiptare në Dubai: Ishalla merr shembull Shqipëria @televizioniKLANA ka mbet njeri në Shkodër, Fevziu - të ftuarës: Nuk ka cep të globit që sjanë larguar @televizioniKLANSurpriza/ Shqipëria përmendet në Bibël, një shqiptar po e përkthen nga fillimi librin e shenjtë @televizioniKLANPo zgjat mjekrën që t’i ngjajë Skënderbeut, Beni Pango nga SHBA: Ne bëjmë jetë shqiptarësh @televizioniKLANPrej 23 vitesh në Kanada, avokatja shqiptare zgjedh Korçën për të bërë dasmën e saj @televizioniKLANI besuan shoqërisë/ Vajzat fusin shokët në shtëpi, ata tentojne ti vjedhin @televizioniKLANKlan News - Zbulohen mbi 400 gjurmë dinozaurësh të hershëm @televizioniKLANEdicioni i Lajmeve Tv Klan 28 Maj 2024, ora 23:35 | Lajme - News @televizioniKLANFëmijës do ti falim gjithçka, jemi pjesë e fajit @televizioniKLANPërfundon takimi i partive opozitare, Rama shpjegon arsyet pse e thirri tryezën - (17 Shtator 2008) @televizioniKLAN

Opozita kërkon me ngulm rrëzimin e Berishës edhe me mocionin e mosbesimi - (18 Shtator 2008) @televizioniKLAN