Lubonja në studion e TV Klan, komenton qëndrimin e opozitës ndaj Berishës - (17 Shtator 2008)  @televizioniKLAN
Lubonja në studion e TV Klan, komenton qëndrimin e opozitës ndaj Berishës - (17 Shtator 2008)  @televizioniKLAN
RTV KLAN | Lubonja në studion e TV Klan, komenton qëndrimin e opozitës ndaj Berishës - (17 Shtator 2008) @televizioniKLAN | Uploaded 4 weeks ago | Updated June 25 2024
Lajme arkiva 2008

Sonila Meço: “E natyrisht megjithëse ka mungesë të një produkti final ka qëndrime që meritojnë të komentohen e për këtë arsye kam ftuar në edicionin qendror të lajmeve publicistin e njohur Fatos Lubonja. Mirëmbrëma zoti Lubonja!

Fatos Lubonja: Mirëmbrëma, mirë se ju gjeta!

Sonila Meço: Faleminderit që pranuat ftesën, për të folur sërish për klimën politike. Tashmë jemi zhvendosur në një aksion nëse mund të quhet i tillë megjithëse ende siç e thash në fillim nuk ka një produkt final. Pamë sot dy qëndrime në lidhje me një takim, i Ramës dhe i Metës istikamet duket se janë të qarta. Meta qëndron i palëkundur në kërkesën e tij për dorëheqjen e Berishës dhe për një aksion të fortë parlamentar në formën e bojkotimit. Teksa Rama mëton të kundërtën, pra të luftojmë qeverinë, por deri në zgjedhje të ligjshme dhe kjo luftë me qeverinë të bëhet me rrugë institucionale përfshirë edhe parlamentin. Kush mendoni se ka të drejtë në këtë rast? Si e gjykoni?”

Fatos Lubonja: “Mendoj me shumë se çështje se kush ka të drejtë, e mendoj se është çështje se cili ka strategjinë e vet dhe si mund të komentohet strategjia e të dyve. Kuptohet që Meta në këtë rast i mëshon idesë se luftën politike do ta bëjë duke akuzuar Ramën se ka bërë marrëveshje me Berishën dhe prandaj ka një kërkesë më radikale duke ftuar Ramën. Ndërsa Rama padyshim nuk pranon një akuzë të tillë, por beson se partia e tij është një parti e madhe dhe se duke bërë një politikë më normale vende normalizohet duke akuzuar Metën si radikal, duke e nxjerrë pra jashtë loje në një farë mënyre. Por mendoj pa hequr dot dyshimin se prapa kësaj, këtyre akuzave, kësaj retorike kundër Berishës brenda institucioneve, qëndron marrëveshja e interesave të përbashkët që janë ndarë midis këtyre dy partive të mëdha. Pra mbetet e hapur loja do thoja midis të dy palëve.”

Sonila Meço: “Megjithatë në fokus pavarësisht se qëndrimi është i ndryshëm për mënyrën se si do të çmontohet Berisha dhe nën kuptohet dhe sistemi që ai përfaqëson. Meta mendon se marrëveshjet disi të fshehta, apo nën tryezë siç pretendojnë të Ramës dhe Berishës po e forcojnë këtë të fundit. Teksa Rama pretendon dhe mëton nga ana tjetër, se janë pikërisht këto qëndrimet e tij institucionale dhe të forcës politike që ai përfaqëson, të cilat do të sjellin edhe rrëzimin e Berishës në zgjedhjet e ardhshme. Realisht çfarë besoni se do ta sjellë këtë ndryshim, pavarësisht qëndrimet opozitare kanë një qëllim rrëzimin e pushtetit aktual?”

Fatos Lubonja: “Unë kam një shqetësim në gjithë këtë mënyrë bërje politik tek të dyja forcat kryesore që përmendët ju, që është një lloj teatri polik, sepse unë vërej që mungon diçka shumë e rëndësishme. Edhe ky bashkim që pretendohet të bëhet, pretendohet të bëhet në emër të një armiku që identifikohet me një emër që është Berisha dhe Meta, por edhe Rama më pak po edhe ai asaj ideje i mëshon. Ndërsa asnjëra palë nuk përmend atë që sipas optikës time është rreziku kryesor. Rreziku kryesor sistemi i korrupsionit, sistemi që në ka lënë me një drejtësi të varur tek politika, bashkëpunimi i politikës me krimin me sistem dhe jo si një person i vetëm. Këtë nuk e përmendin dy palët. Të dy palët nuk përmendin Delijorgjin asnjëherë, jo si person por si metaforë e sistemit. Pra rreziku që mbetet në opinionin publik është, se është një teatër i parë tashmë ky që bëhet luftë për persona, ndërrohen personat. Berishën pse e akuzojmë ne sot, Berisha akuzohet sot se akuzojnë Nanon si ndërtues i një sistemi, akuzojnë dhe personin, por kur erdhi puna sistemi kapi Berishën, Nano mbeti i pandëshkuar, Rama ngeli i pandëshkuar. Pra opinioni ka përsëri opinionin që këtu bëhet luftë për të hequr një person, për të zëvendësuar me këta persona të tjerë. Por sistemi, ai që prodhon të keqen që tek e fundit mendoj që vrau dhe Trebickën ose ishte aksident sipas akuzës të paktën që bëjnë këta mbetet i pa cenuar, i pa luajtshëm. Ndërsa akuzat e një opozite serioze vërtetë duhet të mbështeten jo më tek persona, as bashkimet, por tek projektet për ndryshimin e këtij sistemi. Kjo mundon dhe kjo mua më bën të shoh, me dyshim si teatër politik të gjithë këtë.”.../tvklan.al


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Lubonja në studion e TV Klan, komenton qëndrimin e opozitës ndaj Berishës - (17 Shtator 2008) @televizioniKLANPolemikat Rama-Olldashi, shkak projekti i landfillit të Sharrës - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANPAD bojkoton tryezën e opozitës, Ceka: “Ftesa e Ramës, ftesë për gjah” - (17 Shtator 2008) @televizioniKLANRritet sasia e prodhimit të energjisë, KESH: Ky vit ka rezultuar pozitiv - (17 shtator 2008) @televizioniKLANSeminari për bashkimin e Mesdheut, Berisha: Ne kontribuues në bashkimin mesdhetar -(17 Shtator 2008) @televizioniKLANDanimarka mbështet Kosovën, kryeministri Anders Rasmussen viziton Kosovën - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANShkarkohet drejtori i OSSH në Kukës, shkak vlera të ulëta të arkëtimeve - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANLSI vendos të marrë pjesë në protestën e PS kundër Berishës - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANRama akuzon Berishën për landfillin e Sharrës, “Po inauguron punët e bashkisë” - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANProjekti i landfillit të Sharrës, ministri Olldashi inauguron parcelën e parë - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANMinistri serb në Kosovë, inauguron qendrën koordinuese për Kosovën - (17 Shtator 2008) @televizioniKLANPërurimi i landfillit të Sharrës, shkakton polemika mes Olldashit dhe Ramës - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANKryeministri Berisha në prezantimin e raportit të BB “Doing business” në Shqipëri -(18 Shtator 2008) @televizioniKLANTrafikimi i lëndëve narkotike, BE pret efikasitet nga Shqipëria - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANEmisioni “Njerëz të humbur” starton në Tv Klan, përgatitjet e fundit të stafit - (17 Shtator 2008) @televizioniKLANMinistrja e Shëndetësisë Godo inspekton spitalet në rrethe, mungojnë specialistë - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANGjirokastër pezullohen gjyqet, Dhoma e Avokatisë në grevë - (17 Shtator 2008) @televizioniKLANVijon çmimi i lartë i naftës, specialistët tregojnë arsyen pse nuk ulet - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANUlet çmimi i karburanteve në bursa, në vendin tonë çmimi “lojë” e tregut - (17 Shtator 2008) @televizioniKLANKampionati Europian i Peshëngritjes për të rinjtë, Godelli kampion Europe - (17 Shtator 2008) @televizioniKLANKampionati Europian i Peshëngritjes në Durrës, Xhuljo Proni del i dyti - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANItali/ Rritet çmimi i bukës, qytetarët bojkotojnë furrat, 1 ditë pa bukë - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANKriza financiare vë në kolaps bursat ndërkombëtare - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANJaponi, burri që njihet si njeriu më i vjetër në botë feston 113 vjetorin - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANKriza ekonomike, analistët parashikojnë një ndikim afatgjatë - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANBankat qendrore bashkohen për të mbajtur gjallë ekonominë globale - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANOrkestra “Camerata” e Tiranës fiton projektin e shoqatës “Artema” - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANSurpriza/ Shqipëria përmendet në Bibël, një shqiptar po e përkthen nga fillimi librin e shenjtë @televizioniKLANTv Klan - Spanja, Norvegjia e Irlanda njohin shtetin e Palestinës, ky vend votoi kundër @televizioniKLANOpinion - Shqiptarë në botë! - 28 Maj 2024 @televizioniKLANOpinion - Miss Universe vjen në Shqipëri! - 28 Maj 2024 @televizioniKLANKreu studimet për mjekësi në Itali dhe u integrua atje,Meridiana tregon jetën e saj në shtetin fqinj @televizioniKLANKlan News - Edicioni i lajmeve, ora 22:00 @televizioniKLANE bullizuar se shiste produkte në rrugë, Miss Universe tregon historinë e jetës @televizioniKLANBullizohej se shiste petulla, sot mban kurorën e Miss Universe: Ndryshova vendin tim! @televizioniKLANO ça i keni bo botës ju të dy, shqiptarja nga Dubai habit Fevziun @televizioniKLANNga Dubai për qebapët e Shkodrës, Megi tregon ushqimet që pëlqeu bashkëshorti arab në Shqipëri @televizioniKLANÇekosllovakja u dashurua me dibranin,historia e pabesueshme e prindërve të Irenës që jeton në Izrael @televizioniKLANNjë influencer shqiptare në Dubai: Ishalla merr shembull Shqipëria @televizioniKLANA ka mbet njeri në Shkodër, Fevziu - të ftuarës: Nuk ka cep të globit që sjanë larguar @televizioniKLANSurpriza/ Shqipëria përmendet në Bibël, një shqiptar po e përkthen nga fillimi librin e shenjtë @televizioniKLANPo zgjat mjekrën që t’i ngjajë Skënderbeut, Beni Pango nga SHBA: Ne bëjmë jetë shqiptarësh @televizioniKLANPrej 23 vitesh në Kanada, avokatja shqiptare zgjedh Korçën për të bërë dasmën e saj @televizioniKLANI besuan shoqërisë/ Vajzat fusin shokët në shtëpi, ata tentojne ti vjedhin @televizioniKLANKlan News - Zbulohen mbi 400 gjurmë dinozaurësh të hershëm @televizioniKLANEdicioni i Lajmeve Tv Klan 28 Maj 2024, ora 23:35 | Lajme - News @televizioniKLANFëmijës do ti falim gjithçka, jemi pjesë e fajit @televizioniKLANPërfundon takimi i partive opozitare, Rama shpjegon arsyet pse e thirri tryezën - (17 Shtator 2008) @televizioniKLANOpozita kërkon me ngulm rrëzimin e Berishës edhe me mocionin e mosbesimi - (18 Shtator 2008) @televizioniKLANMbledhje qeverie, Berisha: Puna në të zezë, do të penalizohen punëdhënësit - (17 Shtator 2008) @televizioniKLAN

Lubonja në studion e TV Klan, komenton qëndrimin e opozitës ndaj Berishës - (17 Shtator 2008) @televizioniKLAN