RTV KLAN
Deklarata e Shoqatës së Mediave lidhur me presionet e qeverisë ndaj mediave (21 Shkurt 2003)
updated
Gashi është një ndër të hetuarit për skemën e mashtrimit te Onkologjiku në QSUNT. Siç ka bërë me dije Prokuroria, rezulton se ai orientonte pacientët e sëmurë me kancer drejt klinikës së tij private “Megis”. Në dosje është pasqyruar me detaje sjellja e tij me pacientët, e cila nuk ka asnjë lidhje me të qenurit etik apo profesional.
Kartelat e pacientëve i ka mbajtur në zyrën e tij në shkelje të plotë të ligjit dhe teksa kujdesej që t’i çonte në klinikën private, të sëmurët nuk kryenin dot seancat e kimioterapisë.
Në Prokurori këtë të Enjte është paraqitur edhe mjekja Alketa Ymeri, e cila mohoi çdo akuzë teksa iu kundërvu gazetarëve për “prishje të imazhit të saj”.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: instagram.com/tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Spiker: Iva Kalemi

#Euro2024 #TvKlan
“Përpara se të fillojmë me rendin e ditës ju bëj me dije se nisur nga fakti se data 27 Qershor është shpallur në kalendarin kombëtar si dita e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga grupi parlamentar “Demokraci dhe Integrim” është kërkuar mbajtja e një minutë heshtjeje në përkujtim të viktimave të genocidit”, tha Nikolla.
Pas heshtjes pati një fjalim nga kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi. Ai tha se masakra ndaj të parëve nuk flet e as nuk harrohet.
“Një nga spastrimet etnike më të egra në historinë e Shqipërisë. Shumë mund të thonë që kanë kaluar kaq shumë vite, por genocidi nuk ka moshë. Unë dhe kolegët deputetë jemi për t’ju thënë se memorja e një kombi është më e madhe se e një njeriu. Ajo shkon nga brezi në brez. Jam këtu për ta sqaruar dhe për ta thënë më me forcë sepse masakra ndaj të parëve tanë ne nuk i falim, nuk i harrojmë, por i nderojmë sot dhe në çdo ditë të qenies sonë”, tha Idrizi./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: instagram.com/tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Pasi u kujdes që të dilte mirë para kamerave, mohoi në mënyrë absolute që të ketë orientuar pacientë me kancer drejt spitaleve private.
“Kurrë në jetën time nuk e kam bërë këtë gjë! Kurrë në jetën time nuk kam bërë që pacienti të shkojë në spital privat. Pacienti me kancer duhet të trajtohet në spitalin Onkologjik. Duhet të hetohen të gjitha spitalet private për aktivitetin që kryhet. E falenderoj dhe prokurorin për punën që ka bërë, duhet një ndryshim rrënjësor në Onkologjik. Unë do pronocohem mbrapa, sot kam ardhur të mbroj veten time. Jam komplet e pafajshme! Do sqarohet gjithçka! Në asnjë klinikë private nuk punoj! Një minutë, se më keni mërzitur ju gazetarët. Nxirrini të gjitha, mos i shkurtoni fare. Edhe ato fotot më interesojnë, duhet ruajtur etika. Për atë punë keni mbaruar. Unë e ruaj deri në fund etikën, sidomos me pacientin. Kam dhe pacientë me kancer në familje dhe di çdo gjë se çfarë do të thotë.”
Disi e tensionuar me gazetarët e pyetjet e shumta, mjekja Pere dukej e dyzuar edhe në qëndrimet e saj. Fillimisht kërkoi që të hetohet e gjithë struktura e spitalit, më pas tha se “në Onkologjik nuk ka asnjë shkelje”.
“Duhet të ndryshojë struktura e spitalit, pajisjet. Jam shumë e lumtur me prokurorin që e ka quajtur rrugëtimi, duhet që çdo njeri ta dijë rrugëtimin e pacientin neuroplazik deri në fund. Në spitalin tonë nuk ka shkelje, mund të jetë dikush që i drejton në spitalet private që mund të jenë të punësuar, se mund të jenë të varur nga ekonomia…”
E pyetur pse nuk e ka denoncuar si rast, ajo u përgjigj: Unë nuk jam shteti moj zonjë! Unë përfaqësoj veten time. Unë i di të gjitha këtu.
“Patjetër që do shkoj në Onkologjik”, tha ajo teksa futej në ambientet e Prokurorisë së Tiranës.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: instagram.com/tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Policia e arrestoi 56-vjeçarin pasi kishte pasur një kallëzim ndaj familjes së tij. Uniformat blu thonë se ka qenë një grua që ka kallëzuar në polici se është dhunuar nga bashkëshorti i saj, 27 vjeç, me të cilin është në proces divorci. I riu është djali i të arrestuarit në fjalë.
Për pasojë është ushtruar kontroll në banesën e babait të tij ku u gjetën edhe arma me municionet. Babai u arrestua ndërsa djali u procedua në gjendje të lirë.
“Menjëherë pas administrimit të kallëzimit të një shtetasje se ajo ishte dhunuar psikologjikisht nga bashkëshorti i saj, 27 vjeç, me të cilin ishin në proces divorci, Komisariati i Policisë Elbasan, bazuar në inteligjencës policore se babai i 27-vjeçarit posedonte në banesë armë zjarri dhe lëndë plasëse, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Next". Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e babait të tij, shtetasit B. Ç., në fshatin Qerret, njësia administrative Labinot Mal, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 6 granata dore, 8 kapsolla detonatore, 16 krehëra dhe 330 fishekë luftarak. Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua poseduesi i armës së zjarrit dhe lëndëve plasëse, shtetasi B. Ç., 56 vjeç. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. Ç., 29 vjeç, djali i shtetasit B. Ç., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, me të cilën janë në proces divorci”, njoftoi policia./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: instagram.com/tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Pjesa e dytë e ditës të sjellë vranësira më të shpeshta në territor ku më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin verior si edhe në juglindje të Shqipërisë duke rrezikuar momentet me reshje të pakta shiu.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale, por ulen ndjeshëm maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 15°C vlera minimale deri në 34°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: instagram.com/tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Policia njoftoi se si pasojë e flakëve fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
“Mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, në Qafë Thanë, ka rënë zjarr në automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin B. M., banues në Korçë. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe aksidentale./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: instagram.com/tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ne skype: Dr.Irma Kola mjeke perfaqesuese e Drejtorise se Pergiithshme te Burgjeve
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: instagram.com/tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: instagram.com/tvklannews
#Euro2024 #TvKlan
Shkak u bë bllokimi i pusetave dhe kolektorëve pasi prurjet ishin të shumta. Menjëherë për situatën bashkia e Lezhës mori masa për zhbllokimin e tyre dhe normalizimin e situatës.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: instagram.com/tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Kryetari i LSI Ilir Meta ka adresuar të tjera akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Berisha dhe kryesocialistit Rama. Në konferencën e gruas për Integrim Meta tha, se konsensusi që shkatërroi kushtetutën po funksionon dhe për kodin zgjedhor. Meta e cilësoi këtë të fundit si kodi i vjedhjes së votës.
Ilir Meta: Këta kanë dal lakuriq sot para gjithë shqiptarëve dhe do dalin çdo ditë e më shumë përpara të gjithë ndërkombëtarëve si çifti babëzia. U them për herë të fundit kardiologut të shokut Hysni dhe nipit të shokut Spiro, se Ilir Meta mbetet student i dhjetorit dhe me Ilir Metën do të jetë e gjithë Shqipëria, sepse Ilir Meta kur doli në dhjetor, nuk doli për t’u bërë deputet dhe kryeministër, ndaj Ilir Meta edhe sot ka dal dhe do të dalë në këtë betejë jo për t’u bërë kryeministër, por për të mbrojtur lirinë e shqiptarëve nga pinjollët e diktaturës dhe nga njerëzit e kapur, nga karteli i krimit dhe jo i ndërtimit.”
Meta tha se LSI mbetet e vendosur t’i shkojë deri në fund aksionit të nisur tashmë në mbrojtje të votës. Në këtë pike ai sqaroi se forca që drejton nuk kërkon asnjë përfitim personal veç garantimi të zgjedhjeve demokratike./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan
Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Organi kushtetues që do të mbikëqyrë procesin dhe certifikojë më pas rezultatet elektorale, për alenacistët duhet të jetë jopolitik. Në një intervistë për televizionin Klan kreu i PAD-së Neritan Ceka, duke folur për formulën e arritur nga dy partitë e mëdha në lidhje me përbërjen e KQZ-së, kërkoi gjithashtu që administrimi i zgjedhjeve të bëhet nga ministria e brendshme, duke ia faturuar kësaj të fundit të gjitha kostot të do të mbartë i tërë procesi elektoral.
Neritan Ceka: “Kam qenë gjithmonë dhe duke përfaqësuar Aleancën Demokratike për një komision qendror të zgjedhjeve të depolitizuar. Me anëtarë që dalin nga faktorë të ndryshëm, ku edhe parlamenti do të ketë pjesën e vetë, por duhet të jenë patjetër të përfaqësuar gjykatën nëpërmjet konferencës gjyqësore, duhet të jetë e përfaqësuar KLD nëpërmjet presidentit, duhet të jenë të përfaqësuar faktorë të tjerë shoqërorë të cilët e bëjnë këtë komision të depolitizuar. Të gjithë procesin zgjedhor duhet ta marri përgjegjësi qeveria nëpërmjet ministrisë së brendshme si kudo në botë.”
Por edhe pse në kundërshti të plotë me vendimin e marrë nga dy partitë e mëdha në lidhje me formulën e re të KQZ 6+1, aleancisit Ceka gjithashtu ka kundërshtuar dhe qëndrimin e disa partive të vogla të kryesuara nga LSI-ja. Sipas tij përballë shkeljes së këtij procesi ndërkombëtarët sërish po heshtin.
Neritan Ceka: “Është pika më e dobët dhe treguesi që nuk ka asnjë reformë, mund të themi që në këtë drejtim është bërë një hap prapa. Jemi pothuajse në kushtet e komunizmit, kur zgjedhjet mbikëqyreshin nga Partia e Punës. Është një fatkeqësi që Europa po mbyll sytë përpara këtij fakti skandaloz. Për fat të keq me mbështetjen e OSBE-së edhe të faktorit ndërkombëtarë, i cili neglizhon këtë çështje në mënyrë të dukshme dhe rezultati do të jetë prapë një raport i OSBE, që do të thotë ka përmirësime, por vazhdon historia e manipulimit të zgjedhjeve njësoj si në Bjellurosi dhe në Shqipëri, jemi në nivelin e Bjellurosisë.”
Reagimi i Cekës vjen pak ditë pasi komisioni për reformën zgjedhore mbylli pjesën dërrmuese të kapitujve kryesorë dhe njëkohësisht më të debatuarën për kodin zgjedhor, atë të shpërndarjes së mandateve dhe administratës zgjedhore./tvklan.al
Gazetare: Jolldiz Mitro
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan
Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Arta Tozaj: “Zoti Schultz si e vlerësoni situatën politike që është krijuar në Shqipëri nga debati për kodin zgjedhor, ku dy partitë e mëdha mendohet të votojnë pa marrë në konsideratë propozimet e partive të vogla.
Martin Schultz: “Mendoj se zgjedhjet e vitit 2009 do të jenë kyçe për zhvillimin dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe ligji elektoral që duhet të përgatisë këto zgjedhje, duhet të përfshijë të gjitha partitë dhe të përjashtosh për shembull nga komisioni një parti të rëndësishme si ajo e Ilir Metës, për mua është një gabim i rëndë dhe i bëj thirrje kryeministrit, presidentit dhe anëtarëve të parlamentit që të konsultohen për këtë çështje me të gjitha partitë e interesuara.”
Arta Tozaj: “Në intervistat tona të mëparshme ju keni kërkuar që e majta të dalë e bashkuar në zgjedhjet e vitit 2009. Në takimet tuaja me Edi Ramën, Ilir Metën dhe lider të tjerë të së majtës, a keni vërejtur ndonjë sinjal për këtë?”
Martin Schultz: “Mendoj se një e majtë e bashkuar është më e fuqishme se një e majtë që paraqitet e ndarë, por një nga problemet më të mëdha që hasim gjithandej në Europë, është momenti kur një parti e majtë në vend të bashkëpunojë, lufton kundër një partie tjetër të majtë, e nga kjo s’ka fitim, por vetëm humbje. Edi Rama është lideri i një partie që është anëtare Internacionale Socialiste e unë jam zëvendës president i internacionales dhe kam kontakte të rregullta me të dhe partinë e tij, por jam dhe mik me Ilir Metën dhe rekomandimi im ndaj Edi Ramës, sikundër ndaj Ilir Metës ishte që ata të bashkëpunonin, por e kuptoj shumë mirë që Ilir Meta është i shqetësuar kur partia e tij që është një parti me rëndësi, përjashtohet nga parapërgatitjet e zgjedhjeve.”
Gazetare: Arta Tozaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan
Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Në ditën e tretë të grevës së urisë deputetet kanë shfaqur problemet e para me shëndetin. Në këto pamjet të siguruara nga TV Klan duket qartë deputeti Tola duke marrë serum i asistuar nga deputeti Braho në sallën e seancave plenare. Një grup mjekësh i ka asistuar në vijimësi deputetët, duke analizuar parametrat e tyre shëndetësor. Megjithatë sikurse konfirmohet dhe nga zëdhënësi i grevës Dritan Prifti, 10 deputetet greviste duken të vendosur t’i shkojnë deri në fund grevës deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Jashtë dyerve të Kuvendit e njëjta panorama me protestues që pas 2 ore pushimi, u kthyen sërish me brohoritje të vazhdueshme në mbështetje të deputeteve grevistë. Pasdite u konsumua dhe një debat me uniformat blu për shkak të një çadre që protestuesit kishin zgjedhur ta ngrinin përballë selisë së kuvendit.
E enjtja paralajmëron zhvillime të reja për shkak se ajo shënon ditën e zhvillimit të seancës së radhës plenare të kuvendit. Një mbledhje e konferencës së kryetareve qe zgjati jo pak por 2 ore nuk mori vendim nëse do të zhvillohet apo jo seance, por doli me një deklaratë të përbashkët.
Në deklaratë shprehet shqetësimi për kushtet e papërshtatshme ku po zhvillojnë grevën deputetet të papranueshme edhe për shëndetin e tyre. Ndaj behet thirrje për arsye dhe përgjegjshmëri politike.
Deputetëve grevistë u behet thirrje të kërkojnë ambiente të tjera të përshtatshme. Duke i kujtuar se procesi mbetet ende i hapur për diskutim në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Deri tani thuhet në deklarate të gjitha hapat për reforme zgjedhore janë marrë me konsensusin më të madh të mundshëm dhe se procesi nuk mund te pengohet nga askush.
Konferenca e kryetareve vlerësoi se greva e urisë kurrsesi nuk mund të konsiderohet mjet legjitim për te ushtruar presion politik. Në përfundim deklarata thekson se çdo tentative për të bllokuar kuvendin është e papranueshme duke ftuar deputetët në grevë të respektojnë rregullat e demokracisë, ligjet e shtetit dhe rregulloren e kuvendit. Por këta të fundit si përgjigje të këtij reagimi kanë bërë publike një deklarate të përbashkët.
Dritan Prifti: “Me ndjenjë të lartë përgjegjësie qytetare dhe politike, grevistët deklarojnë vendosmërinë e pa tundur për të çuar deri në fund luftën dhe misionin për votën e lirë që është lufta më e rëndësishme për integrimin europian të Shqipërisë. Ne denoncojmë përgjegjësit historik për dështimin e zgjedhjeve në Shqipëri PS dhe PD të cilat në mënyrë të rrufeshme pa konsultime publike dhe pa konsensus të gjerë, ndryshuan kushtetutën dhe sistemin zgjedhor, bënë në fshehtësi një kod zgjedhor që shkel parimet e shenjta dhe standardet europiane për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çdo provokim, skenar i dhunshëm ndaj grevistëve deputet apo qytetarëve që i mbështesin do jetë një përgjegjësi e drejtpërdrejtë e pushtetit konsensual të Sali Berishës dhe Edi Ramës”.
Monika Kryemadhe: “Sot policia ka arrestuar një shokun tim Kujtimin, e ka dhunuar dhe e ka rrahur. Megjithatë dhe shumë nga jush janë rrahur sot, edhe unë u rraha po s’ka problem, edhe unë jam rrahur po nuk ka problem. Unë do them fale zot se nuk di se ç’bën”./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan
Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Prej kohesh shqiptarët po hasen me vështirësitë në regjistrimin e pasurive të paluajtshme, kjo pasi ndryshimet dhe reformat institucionale kanë prekur dhe një nga hallkat më nevralgjike të sistemit të regjistrimit të pasurive. Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, i referohet raport-progresit më të fundit për Shqipërinë. Ai tregohet skeptik dhe kërkon më shumë përqendrim në luftën kundër korrupsionit në ketë sistem.
Frases Wilson: “Raport-progresi e bënte të qartë se korrupsioni mbetet problem në ketë fushë, aty thuhej se përgatitjet për përcaktimit për të drejtat e pronësisë ka ecur përpara, megjithatë nevojiten përpjekje të tjera për të arritur objektivitetin në luftën kundër korrupsionit, që dëmton klimën e biznesit dhe ka impakt negative në shërbimin ndaj publikut . Ky aspekt duhet prekur”.
Forumi për Demokraci dhe Etikë dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë në bashkëpunim me Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, kanë organizuar seminarin e promovimit të qeverisjes së mirë dhe transparencës politike në zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
Kryeregjistruesi Arben Qirjako, deklaron se në këto zyra nuk ka patur inventarë të dokumenteve si bazë të dhënash për pasuritë e paluajtshme të shqiptareve.
Arben Qirjako: “Ne po kryejmë regjistrimin fillestarë të 500 mijë pasurive të pa tundshme, po përmirësojmë të dhënat dhe po e digjitalizojmë ato”./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan
Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Sonila Meço: “Ne e kemi nisur transmetimin herët gjatë ditës së sotme që tek “E diela shqiptare”me Ardit Gjerbrenë dhe teksa transmetonim ekskluzivisht pamjet qe vinin nga Gjirokastra, i ftuar i Ardit Gjebereas krejt në mënyrë rastësore ishte gazetari Blendi Fevziu i cili komentonte ndërkohë. ...Ti ishe në studio, e thash në mënyrë rastësore erdhi informacioni më i parë i shembjes së ndërtesës.”
Blendi Fevziu: “Isha në mënyrë rastësore jo, sepse ishte e planifikuar që 2 ditë më parë. Rastësore absolutisht me ngjarjen, madje u vonova pak për të më pritur në studio, kam mbërritur në limitet e fundit kohore për arsye të informacionit për atë që po ndodhte. Isha i informuar rreth 1 orë e gjysmë përpara se të mbërrija në studio dhe kisha marrë informacionet e para përmes disa burimeve në Gjirokastër, që janë kryesisht korrespondentë dhe gazetar të vjetër atje.”
Sonila Meço: “Kur patë pamjet ekskluzive që ne i sollëm së bashku për herë të parë në ekranet shqiptare të pallatit gjysmë të shembur, pjesa tjetër që tronditej dhe priste të shembej nga çasti në çast. Çfarë ju lindi në atë çast?”
Blendi Fevziu: “Pamjet ishin të tmerrshme, por besoj që edhe përpara tyre e kisha në sy se çarë duhet të kishte ndodhur. Për arsye se shembjet e godinave të tilla, pallateve të banimit janë të tmerrshme në çdo vend të botës kudo që kanë ndodhur. Pavarësisht nëse këto kanë ndodhur në vende të zhvilluara, në vende më pak të zhvilluara gjithmonë janë drama. Ndaj janë ngjarje dramatike dhe sjellin jo pak trauma për gjithë ata shikues që janë duke i ndjekur. Por në këtë rast pa dyshim që ishte dy herë më e dhimbshme sepse po e shihja në një kohë reale vetëm pak më parë kisha marrë informatat. Dhe ky vit ka qenë jo pak i ngarkuar me ngjarje të tilla, ngjarje që kanë lënë gjurmë tek ne. Kemi parasysh që aktualisht tek ne një nënë dhe vajzë 12-vjeçare ndodhen nën rrënoja, ndoshta pa jetë tashmë. Një vajzë nuk do të shkojë nesër në shkollë më dhe e gjitha kjo për arsye të një sistemi të vazhdueshëm, shumë herë të paralajmëruar të pa përgjegjshmërisë së instancave të caktuara të pushtetit.”
Sonila Meço: “Ju e cilësuat të sotmen një kronikë e një ngjarje të paralajmëruar?”
Blendi Fevziu: “Absolutisht një kronikë e një ngjarje të paralajmëruar. Jo vetëm rastin konkret sepse është paralajmëruar shumë kohë më parë. Është paralajmëruar në kronikat televizive të televizionit Klan, më thanë sot madje që ju e keni edhe kronikën me të cilën bën fjalë. Është paralajmëruar në të gjitha ankimimet e qytetarëve që janë shprehur kundër kësaj. Është paralajmëruar nga 3 drejtuesit teknik të bashkisë së Gjirokastrës , që sipas informacionit tim kanë votuar kundër, pra janë shprehur kundër ndërtimit të një pallati të tillë. Një pallat që pastaj është vendosur me lejen e grupit tjetër kryesuar nga kryetari i bashkisë. Pra dhe drejtuesi teknik ka qenë kundër, më shumë sesa kaq nuk mund të paralajmërohet një tragjedi. Pa dyshim që Shqipëria është e mbushur me ngjarje të tilla të cilat nga momenti në moment mund të shtohen me detaje, të cilat nga momenti në moment mund të shndërrohen në tragjedi.”
Sonila Meço: “Sa tragjedi duhet të ndodhin Blendi që të reagohet, ne e kuptojmë madhësinë e asaj që bëhet vetëm kur ndodh tragjedia?”
Blendi Fevziu: “Nuk mund të presësh gjithmonë që të ndodhi një tragjedi. Problemi është kur them Shqipëria është e mbushur, ju thash edhe pak më parë. Në të gjitha ankesat që vijnë përmes e-mailit, sms, telefonave në redaksinë e Opinionit, jam i sigurt edhe në redaksinë e lajmeve dhe në çdo redaksi tjetër televizive. Të gjitha gazetat janë të mbushura me njerëz që ankohen për ndërtime abuzive, ndërtime me apo pa leje që ju zënë pallatet, ju zënë dritën, ju zënë hyrjen, ose i kërcënojnë madje edhe ekzistencën e tyre siç ka ndodhur në këtë rast konkret. Ka me dhjetëra abuzime në Shqipëri që shtrihen sot kudo dhe nuk është ky problemi i madh, nuk është vetëm se pse këto abuzime ndodhin, por gati është shndërruar në një filozofi sunduese, që një njeri që ndërton pa leje, një njeri që zapton, një njeri që abuzon me ligjin nuk konsiderohet kundërvajtës i ligjit, por përkundrazi konsiderohet një njeri i zoti që arrin t’ia hedhë shtetit. Pavarësisht se këtë shtet ai e komprometon përmes pagesave nën dorë apo thjesht shfrytëzon pa fuqishmërinë ose neglizhencën e shtetit...”/tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan
Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Alketa Vejsiu: “Zonja dhe zotërinj mirë se keni ardhur në “Dua më shumë Shqipërinë”.
Është padyshim një ndër evenimentet më të rëndësishme të jetës kulturore dhe artistike në vend. Një mbrëmje gala nga producentja dhe regjisorja Vera Grabocka, në bashkëpunim me televizionin Klan ngjiti në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve ata që më të drejtë janë quajtur ambasadorët e Shqipërisë në botë, tenori Josif Gjipali, balerini i parë në Operën e Vjenës Eno Peçi, sopranoja Erla Kollaku, futbollisti i Marsejës Lorik Cana, regjisori i efekteve tredimensionale Ergin Kuke, biznesmeni Hetem Ramadani, Bujar Luca, piktori Saimir Strati, violinistja Ervis Gega-Dodi, regjisori Kujtim Çashku, motra e mbretëreshës Geraldinë Silvan Muselier, këngëtarët Miriam Cani, Frederik Ndoci dhe Albana Skënderaj.
Një eveniment që përçoi emocione në sallë, në familjet e gjithë shqiptareve brenda dhe jashtë vendit përmes ekranit të TV klan, por edhe tek vete protagonistet.
Eno Peçi: “Është një ndjejnë shumë madhështore, dmth nuk ka krahasim nuk mund të krahasohet sot, kjo dita sot e mbrëmje me skenat e mëdha të Vjenës, OK janë të mëdhaja, por sot është një ditë e veçantë për mua”
Lorik Cana: “Është një gjo e veçantë e bukur, shumë i nderuar gjithashtu me familjen time që jemi prezent për ta përjetuar familjarisht dmth. Kemi takuar njerëz që disa i kemi njohur, disa të tjerë dhe i kemi mësuar dmth veprimet që i bëjnë dhe për tu qenë vetë prezent këtu në Tiranë ku është gjithmonë kënaqësi”.
Frederik Ndoci: “Unë marr atë emocion që për të cilën jam kthyer, motivin për të cilin jam kthy. Sepse ky emocion psh, ky publik, kjo dashuri, kjo që ndjej unë tashi nuk ka nevojë edhe me e shëtit edhe njëherë vendet e tjera prapë këtu do përfundoj”.
Mbrëmja gala kulmoi me ngjitjen në skenë të artistit të madh me origjinë shqiptare Jim Belushit, i ftuari special, i cili u dekoruar me Urdhrin “Nderi i Kombit” nga presidenti i republikës Bamir Topi.
Belushi performoi me disa pjesë të njohura muzikore të muzikës bluz duke ndezur atmosferën në Pallatin e Kongreseve të mbushur me spektatore. Ky ishte edicioni i katërt i spektaklit “Dua më shumë Shqipërinë”, një spektakël që solli në skenë disa prej personazheve shqiptare më të njohur në botë, ata që suksesin e tyre e kanë gërshetuar me vendlindjen, ndonëse jetojnë larg saj./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan
Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Kryeministri Sali Berisha, ka përshëndetur 40 mësuesit e parë që u certifikuan nga Qendra për Studime Demokratike, me titullin “Trajnerë për të mësuarit me mendim kritik”. Kreu i ekzekutivit tha, se qeveria do të mbështesë dhe nxisë arsimin që ai të bëhet sa më kompetitiv.
Sali Berisha: “Që vullnetarisht kanë përzgjedhur kualifikimin. Jeni bërë me këtë një shembull i shkëlqyer, për të 40 mijë mësueset dhe mësuesit e këtij vendi dhe kjo qeveri e ka bërë përparësi absolute arsimin dhe për sa të qeveris do ta ketë këtë përparësi. Dua të largohemi nga klasicizmi i arsimit publik, nuk them se do t’i kthejmë shpinën arsimit publik, Jo. Por duhet të gjejmë format që ta bëjmë atë sa më kompetitiv”.
Qendra për Studime Demokratike promovoi një seri librash për të menduarit kritik si edhe tekstin “Psikologjia” në shqip përkthim ky i botimit më të mirë në SHBA për vitin 2008.
Më pas kryeministri Berisha ka përshëndetur çeljen e ekspozitës në bibliotekën kombëtare me rastin e 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit ku u vendos edhe alfabeti me të cilin gjuha shqipe shkruhet sot.
Sali Berisha: “Nuk ka rëndësi kundërshtitë apo debatet që patën. Rëndësi të jashtëzakonshme ka trashëgiminë e shkëlqyer që ne na lanë, trashëgimi e cila do të thosha së bashku me flamurin përbëjnë dy dëshmitë më të mëdha të vokacionit perëndimor të kombit shqiptarë. Kjo qeveri do të adaptojë një qëndrim cilësisht tjetër ndaj librit dhe bibliotekave, ku biblioteka kombëtare do të ketë rolin e liderit të këtij procesi dhe këtij zhvillimi”./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan
Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Kryetari i Partisë Socilaliste i shoqëruar nga drejtues të lartë të kësaj force politike Ruçi, Majko, Kodheli, Minxhozi, Abazi e Kaja ka zhvilluar një takim me banorët e qytetit të Peshkopisë.
Në fillim të këtij takimi kryetari i PS Rama, ka bërë një apel për kryeministrin Berisha, duke i uruar shërim të shpejtë djalit që lufton me vdekjen në spitalin e Peshkopisë.
Edi Rama: “Unë dua t’i them Sali Berishës, se një djalë është duke luftuar me vdekjen në spitalin e Peshkopisë, në pritje të mjekut anestezist nga Tirana. Kjo është një Shqipëri që nuk e duam, ne duam një Shqipëri tjetër.”
Duke folur për dialogun me Shqipërinë, Rama u shpreh se është një mësim i madh për të kuptuar se sa e vështirë është jeta në të gjithë vendin, e mbi të gjitha për të kuptuar se sa e gabuar ka qenë dhe është politika e së shkuarës.
Rama tha, se kjo duhet të marrë fund për ti hapur rrugë një marrëdhënie të re, për të cilën nevojitet një bashkim i madh i Shqiptarëve përtej të kufijve të partive politike.
Edi Rama: “Kjo është koha jonë, është koha jonë si prindër në radhë të parë, pastaj si socialistë, demokratë e tjerë në radhë të dytë. Është koha jonë në fund të fundit dhe në krye të të gjithave si shqiptarë e shqiptare që duam dhe meritojmë një Shqipëri më të mirë. Duke u bashkuar në partinë e madhe të fuqisë së ndryshimit, në partinë e madhe të nevojës për ndryshim. Në partinë e madhe të kësaj domosdoshmërie historike, që është partia e shqiptarëve dhe shqiptareve që përpara flamujve të cilësdo parti, kanë flamurin e Shqipërisë dhe të interesave të fëmijëve të tyre.”
Kryetari i PS në këtë takim është shprehur i bindur se sfida më e madhe që ka PS, është beteja me pa punësinë, varfërinë dhe korrupsionin. Betejë që sipas Ramës do të fitohet nga PS për shkak të programit që po shkruhet nga njerëzit dhe për njerëzit./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan
Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Dokumentacioni i firmës që po ndërtonte ngjitur me pallatin e rrëzuar në Gjirokastër, nxjerr në dritë një skandal në dhënien e lejes për ndërtimin e këtij objekti. Sipas dokumenteve të publikuara për herë të parë në parlament nga ministri Olldashi, rezulton se firmës “Arti SHPK”, i është dhënë leja për ndërtimin nga KRRT-ja e bashkisë Gjirokastër pa qenë e pajisur me licencë. Licenca siç shihet qartë në këto dokumente i është dhënë nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në 7 korrik të vitit 2008. Ndërsa leja e ndërtimit rezulton të jetë dhënë më 13 qershor të po këtij viti, mjafton të krahasosh këto data për të kuptuar skandalin.
Por një tjetër fakt komprometon pozicionin e KRRT-së së kësaj bashkie në lidhje me dhënien e lejes. Sipas dokumentacionit, kësaj firme nuk mund t’i jepet leja për ndërtimin e pallatit, në licencë ajo është klasifikuar si subjekt i tipit a, çka do të thotë se nuk mund të marrë për zbatim projekti që vlerësohen më shumë se 20 milion lekë. Megjithatë ai është lejuar të ndërtojë një pallat i cili arrin me vlerën 50 milion lekë. Të gjitha këto dokumente duket se do të përbëj dhe pistën kryesore të hetimeve të nisura nga prokuroria e rrethit, krahas verifikimeve të një sërë dokumentesh të tjerë të cilat gjithashtu verifikojnë shkelje flagrante në dhënien e lejes së ndërtimit e cila qëndron në themel të tragjedisë që mori jetën e 3 njerëzve.
Bie në sy gjithashtu fakti se firma “Arti SHPK” e pajisur me kohë rekord me dokumentacion ishte pa eksperiencë në fushën e ndërtimit me një xhiro vjetore nën nivelin zero. Megjithatë ajo është lejuar të ndërtojë në një terren tepër të rrëshqitshëm i cili është klasifikuar si i rrezikshëm nga vetë hallkat e bashkisë së Gjirokastrës.
Enkelejd Alibeja: “Nuk është çështje dëshire për të dhënë kontribut ose jo. Të gjithë kemi detyrimin për të dhënë kontribut, për të nxjerrë të vërtetat. Në rastet kur prokuroria është organi i mandatuar nga kushtetuta dhe nga ligji për të hetuar, të gjithë të tjerët duhet të heshtin, të gjithë të tjerët duhet të heshtin dhe ta lëmë prokurorinë të shkojë deri në fund me nxjerrjen e së vërtetës”./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan
Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Fatmir Konja: “Sot në orën 11:55 salla operative e policisë së Gjirokastrës mori njoftim se pjesë të një ndërtese në lagjen “11 Janari” po shembeshin. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dhe kanë ndërhyrë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të stacionuara aty pranë në aksin e autostradës Gjirokastër-Kakavijë, duke bërë të mundur evakuimin e banorëve të pallatit, dhënien e ndihmës parë dhe transportimin e tyre drejt spitalit të qytetit. Nën drejtimin e prefektit të qarkut, ka filluar menjëherë funksionimi i shtabit lokal të emergjencës. Në vendngjarje kanë mbërritur tashmë zëvendës ministri i brendshëm Ferdinand Poni, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ahmet Prençi, drejtori i përgjithshëm i emergjencave civile Alfred Olli, si dhe specialistë të tjerë të emergjencave civile. Gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit është bërë e mundur evakuimi i 15 banorëve, 4 prej të cilëve kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Momentalisht rezultojnë ende të pagjetur 3 persona. Nga hetimet paraprake mendohet që ngjarja e rëndë të jetë shkaktuar si një rezultat i punimeve që po kryheshin në afërsi të këtij pallati banimi. Si pasojë e të cilave është shkaktuar rrëshqitja e dheut në themelet e pallatit. Forcat e policisë kanë shoqëruar drejtues të punimeve të firmës Arti sh.p.k. Njëri prej të cilëve në afërsi të pikës së kalimit kufitar në Kakavijë, në tentativë për tu larguar nga Shqipëria. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë pa ndërprerje.”/tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan
Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Pallati 5-katësh në hyrje të qytetit të Gjirokastrës u shemb papritur rreth mesditës, ndërsa në të gjendeshin banorët e 13 familjeve. Dy prej tyre i mungojnë ende apelit, një nënë dhe vajza e saj 12-vjeçare.
Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 11 e 55 minuta të paradites në lagjen “11 Janari”.
Kaosi dhe paniku ka mbizotëruar për disa orë me radhë, me banorët që kërkonin të afërmit e tyre, qytetarë të shokuar dhe forca të policisë e të ushtrisë që u vunë në kërkim të të mbijetuarve.
Qytetare: “Zjarrfikësja thash unë, dolëm të shikojmë ne, kishte rënë pallati. E kam nga fshati im atë që është aty, e kam nga fshati. E me gjithë vajzën, gjynah.”
Qytetar: “Çfarë të bëjmë tani se kështu e ka, duhen lexuar ... kush e ka bërë fatin e njeriut në kohët e sotme. Jo vetëm jam kam shokët, faleminderit kurajo po bëjmë.”
Gjithçka ka ndodhur si pasojë e punimeve që po kryheshin në themelet e pallatit për ngritjen e një ndërtese të re. Ndonëse në këtë zonë nuk duhej ndërtuar e ndonëse banorët kishin dhënë prej vitesh alarmin për rrezikun e rrëshqitjes së tokës, siç tregojnë edhe këto intervista të marra nga televizioni Klan në prill të vitit 2001.
Qytetare: “Po trembemi që të jetojmë në këto shtëpi këtu se nesër mund të na zej fëmijët do kemi pasoja më të mëdha.”
Qytetar: “Një shi i madh të bjeri për shembull mund të rrëshkasi të iki pallati komplet.
Por këto paralajmërime nuk mjaftuan dhe ndoshta duhej të ndodhte kjo ngjarje për të kuptuar atë çka rrezikohej në të vërtetë. Pallati i ndërtuar në fillim të viteve ‘90 është shembur mbi pjerrinën e kodrinës ku po gërmohej për ndërtimin e ri.
Rrënojat kane zënë poshtë veç dy personave që rezultojnë të zhdukur, edhe 15 banorë të tjerë, për nxjerrjen e të cilëve fillimisht kanë ndihmuar banorë të pallateve fqinj dhe forca të ushtrisë.
Grupeve të shpëtimit u janë bashkuar në orët e pasdites edhe tre grupe të ushtrisë shqiptare të përbërë nga forca Komando, trupa speciale të batalionit të specializuar për të tilla kërkime si dhe forca të mbrojtjes rajonale. Në ndihmë të operacionit kanë mbërritur edhe forca nga shërbimi i emergjencës së Janinës, të cilët kanë filluar kërkimet për gjetjen e të mbeturve nën rrënoja.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur rreth orës 14.00 edhe kryeministri Berisha, i cili ka kërkuar një hetim të plotë për të nxjerrë përgjegjësit e tragjedisë.
Sali Berisha: “Me çdo lloj mjeti të nevojshëm tjetër dhe po ndihmon instensivisht, por problemi kryesor është problemi i personave që mund të jenë nën rrënoja dhe që sipas të gjithë ekspertëve këtu, ndërhyrje e mëtejshme nën rrënoja përbën një rrezikshmëri jashtëzakonisht të madhe, për shkak të pallatit që qëndron i gatshëm për tu shembur. Ndaj dhe po bëhet një vlerësim përfundimtari i cili ... sigurisht që do ketë një hetim të plotë të shumë-anshëm për të nxjerrë në këtë rast çdo përgjegjësi, për këtë ngjarje shumë të rëndë. E gjitha kjo ju siguroj do të jetë objekt i një hetimi të plotë të gjithanshëm. Por të bëjmë çdo gjë për të shpëtuar ato shpirtra që ndodhen nën rrënoja. Nuk është bërë problem strehimi tyre, sepse do vendosen në hotel ata. Problemi ynë më kryesor është tani të nxirren këta persona që mund të jenë dhe duhet të jenë sepse familjarët e tyre tregojnë se janë aty. Sikundër të bëhet çdo gjë për të shëruar ata që janë të plagosur.
Të plagosurit, 4 prej të cilëve janë në spitalin e Gjirokastrës, janë vizituar disa orë më vonë edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo.
Përsa i përket hetimit, policia ka ngritur një grup pune. Ndërsa pak orë pas shembjes së pallatit uniformat blu kanë ndaluar njërin prej drejtuesve të firmës që po kryente punimet, teksa po tentonte të largohej drejt Greqisë, përmes pikës kufitare të Kakavisë./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan
Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Aktori i njohur me origjine shqiptare James Belushi, ka udhëtuar drejt fshatit Qytezës në Devoll, ku ka vizituar për herë të dytë mbas 14 vjetësh vendlindjen e babait te tij. I shoqëruar nga vëllai i tij Billi, ai është pritur nga dhjetëra banore të fshatit dhe të zonës përreth. I emocionuar dhe i prekur nga pritja e tyre Belushi pa nga afër vendin ku ndodhej shtëpia e prindërve, tashmë e rrënuar si dhe sokakët e monopatet e tjera të fshatit.
“Të takohem me ju më ngroh shpirtin dhe zemrën, pasi Qyteza është vendlindja e babait tim, u shpreh Belushi. Më vjen keq, shtoi ai që babai nuk ishte të më shihte pikërisht në momentin kur unë mora çmimin që mu dha nga Presidenti i Republikës, që është më i shtrenjti i jetës sime”.
Aktori i njohur më pas ka drekuar me të afërm dhe banorë të tjerë duke shijuar një mënyrë tërësisht tradicionale. Belushi ka shijuar kështu lakrorin e përgatitur nga amvisat e fshatit dhe qengji i pjekur në hell, të cilin e ka shoqëruar me rakinë e kumbullës, veçanti e zonës.
Gjatë bashkëbisedimit me banorët Belushi është shprehur se kudo që është ndodhur e ka ndjerë veten shqiptar dhe shpirtin e këtij vendi e ka mbartur kudo në botë. Pas largimit nga Qytetëza Belushi ka mbërritur në Tiranë ku i është rezervuar një takim i veçantë nga kryebashkiaku Edi Rama.
Aktori i njohur ka falënderuar kreun e bashkisë për mikpritjen duke shprehur vlerësimin e tij për zhvillimin e Tiranës dhe Shqipërisë në këto vite. Belushi do të kthehet sërish pas pak javësh në Shqipëri, ku do të shoqëroj djalin e tij, i cili do të jetë pjesëmarrës në Tirana International Film Festival./tvklan.al
Gazetare: Daniela Zisi
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan
Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Valbona Dajlani dhe vajza e saj 12-vjeçare Anxhela gjenden akoma nën rrënojat e pallatit të shembur në Gjirokastër. Shpresat për nxjerrjen e tyre gjallë nga gërmadhat po veniten me kalimin e orëve.
Në operacionin e kërkim-shpëtimit te nisur pak pas rrëzimit të pallatit në mesditë, janë mobilizuar edhe trupa të ushtrisë, policisë, forcat RENEA dhe forca greke të emergjencës të mbërritura nga Janina.
Pallati 5-katësh në hyrje të qytetit, në lagjen “11 Janari”, u shemb papritur rreth orës 11 e 55 minuta, ndërsa në të gjendeshin banorët e 13 familjeve.
Kaosi dhe paniku ka mbizotëruar për disa orë me radhë, me banorët që kërkonin të afërmit e tyre, qytetarë të shokuar dhe forca të policisë e ushtrisë që u vunë në kërkim të të mbijetuarve.
Qytetare: “Zjarrfikësja thash unë, dolëm të shikojmë ne, kishte rënë pallati. E kam nga fshati im atë që është aty, e kam nga fshati. E me gjithë vajzën, gjynah.”
Qytetar: “Çfarë të bëjmë tani se kështu e ka, duhen lexuar ... kush e ka bërë fatin e njeriut në kohët e sotme. Jo vetëm jam kam shokët, faleminderit kurajo po bëjmë.”
Flitet se gjithçka ka ndodhur si pasojë e punimeve që po kryheshin në themelet e pallatit për ngritjen e një ndërtese të re. Ndonëse në këtë zonë nuk duhej ndërtuar e ndonëse banorët kishin dhënë prej vitesh alarmin për rrezikun e rrëshqitjes së tokës, siç tregojnë edhe këto intervista të marra nga televizioni Klan në prill të vitit 2001.
Qytetare: “Po trembemi që të jetojmë në këto shtëpi këtu se nesër mund të na zej fëmijët do kemi pasoja më të mëdha.”
Por këto paralajmërime nuk mjaftuan dhe ndoshta duhej të ndodhte kjo ngjarje për të kuptuar atë çka rrezikohej në të vërtetë.
Në Gjirokastër ka mbërritur rreth orës 14:00 edhe kryeministri Berisha, i cili ka kërkuar një hetim të plotë për të nxjerrë përgjegjësit e tragjedisë.
Sali Berisha: “Problemi kryesor është problemi i personave që mund të jenë nën rrënoja dhe që sipas të gjithë ekspertëve këtu, ndërhyrje e mëtejshme nën rrënoja përbën një rrezikshmëri jashtëzakonisht të madhe, për shkak të pallatit që qëndron i gatshëm për t’u shembur. Ndaj dhe po bëhet një vlerësim përfundimtari i cili ... sigurisht që do ketë një hetim të plotë të shumë-anshëm për të nxjerrë në këtë rast çdo përgjegjësi, për këtë ngjarje shumë të rëndë.”
Vënien para drejtësisë të përgjegjësve e ka kërkuar edhe kryetari i PS-së Edi Rama, i cili mbërriti në vendin e ngjarjes në mbrëmje, pasi ndërpreu takimet e turit “Dialogu me Shqipërinë”.
Edi Rama: “Një rast që duhet hetuar deri në fund pa u ndalur dhe që duhet zbardhur për të nxjerrë fajtorët dhe për të bërë që të mos përsëritet më.”
Pasdite në Gjirokastër ishte edhe ministrja e Shëndetësisë Anila Godo, e cila i ka siguruar të plagosurit se do të kenë gatishmërinë e plotë të mjekëve.
Ajo së bashku me një ekip mjekesh nga Tirana sollën medikamente dhe gjak për të plagosurit, të cilët për fatin e mirë i shpëtuan për mrekulli kësaj tragjedie dhe përsa i përket hetimit, prokuroria ka ngritur një grup pune, i cila do të hetojë mënyrën e dhënies së lejes së ndërtimit dhe zbatimin e sigurisë teknike nga firma zbatuese e punimeve.
Policia ka shoqëruar për shpjegime më shumë se 12 persona, ndërsa pak orë pas shembjes uniformat blu kanë ndaluar njërin prej drejtuesve të firmës teksa po tentonte të largohej drejt Greqisë, nëpërmjet pikës kufitare të Kakavisë./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan
Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Damian Gjiknuri: “Aty nuk specifikohet kush parti aty thuhet grupime partish të majta ose të djathta kanë të drejtë të paraqesin kandidaturë, do të thotë që secila nga ato duhet të lobojë për mbështetje firmash dhe ajo listë kandidatura që do të marri më shumë firma, mbështetje nga anëtarët e grupeve parlamentare respektove, do të futet për votim në Kuvend. Por a e favorizon kjo koalicionin, a i detyron partitë që të futen në koalicion për arsye të KQZ-së, nuk mund të paragjykoj që kjo do të favorizojë një koalicion të caktuar, sepse këto koalicione krijohen për zgjedhje dhe mund edhe të prishen më vonë. Kurse institucioni i KQZ-së ka karakter të përhershëm, do të thotë që nuk duhet të varet nga kompozimi i koalicioneve.”/tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan
Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Krerët më të lartë të shtetit kanë bërë homazhe pas ndarjes nga jeta të Halit Furrikut, i ngarkuari me punë në ambasadën tonë në Moskë. Gjatë nderimeve të mbajtura në ambientet e ministrisë së Jashtme, kryeministri Berisha vlerësoi punën dhe veprën e të ndjerit Furriku.
Sali Berisha: “Shërbimi diplomatik shqiptar, botën intelektuale të vendit, për familjen, për Pukën dhe mbarë Shqipërinë kjo është një humbje e dhimbshme, por Haliti lë tek të gjithë kujtimin më të mirë që mund të lërë një njeri. Unë duke shprehur edhe njëherë ngushëllimet familjarëve, miqve, grupit diplomatik shqiptarë për këtë humbje të rëndë. Lutem që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar.”
Gjatë ceremonisë së lamtumirës bënë homazhe dhe ministri i jashtëm, Lulzim Basha, deputetë, kolegë dhe miq dhe të afërm të zotit Furriku. Në homazhe mori pjesë dhe ambasadori i Rusisë në Tiranë./tvklan.al
Gazetare: Jolldiz Mitro
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan
Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Do duhet të ndodhte një ngjarje e tillë që i shpëtoi për fat masës së tragjedisë që të ngrihet edhe njëherë shqetësimi rreth muresh gjithnjë e më të pambrojtur. Jetojmë mes kaosit të ndërtimeve pa fund që mbijnë si kërpudha në çdo cep të vendit, e po si të tilla këputen duke marrë jetë njerëzish.
Akoma më tragjik tingëllon një fakt aq si në rastin e kronikave të paralajmëruar, kjo padyshim do të përbënte ngjarjen më të paprecedent të mohimit dhe të bërjes së një veshi shurdh, e që sot do duhej të tronditej nga pluhuri i një godine që zuri poshtë njerëz dhe shtoi ankthin e 100 mijë të tjerëve, pak apo rreth 10 kilometra rreth ngjarjes në të gjithë Shqipërinë.
Por fakti është ky se në 2001, Televizioni Klan paralajmëroi autoritetet se ky pallat do të shembej, se këta njerëz rrezikonin të humbisnin gjithçka kishin prej pa përgjegjshmërisë.
Banorët e dy pallateve në lagjen punëtori në qytetin e Gjirokastrës jetojnë përditë me frikën e rrëzimit të pallatit të tyre. Shirat e ditëve të fundit dhe mungesa e bimësisë ka bërë që një pjesë e dheut mbi të cilin janë ngritur godinat të rrëshqasë.
Qytetar: “Një shi i madh të bjerë mund të rrëshkasi, të ik pallati komplet.”
Për ironi askush që prej asaj kohe nuk ndërmori as më të voglin hap, veç lejimit e të tjera ndërtimeve në të njëjtën zonë. Ku toka sot rrëshkiti, së bashku me jetë njerëzish, por ngjarja në Gjirokastër nuk përbën të vetmin rast kur flitet për ndërtimit jashtë kriterit.
Toka që rrëshket diku apo mungesa e shkallëve të emergjencës në pallat në rast zjarri, mure të krisur nga cilësia e punimeve, nuk janë historitë e vetme të kronikave televizive.
Këto të gjitha janë thënë dhe stërthënë, por askush asnjëherë nuk ka reaguar dhe vepruar në kohë. Si në çdo ngjarje tjetër qytetarët pse jo mund të druhen se edhe kjo histori si gjithë të tjerat do të zgjasë pak.
Pas 3 ditë bombardimi të edicioneve informative do të mbyllet dhe një tjetër kapitull i pa përgjegjshmërisë së autoriteteve i pa ndëshkuar.
Do të flitet, analizohet, zbardhet ngjarja, studiohet në detaj dhe do të mbesë për të 3 herë vetëm shija e hidhur e pikëpyetjes së madhe se kush e ka radhën. Themelet e cilit pallat dhe në cilin cep të Shqipërisë do tronditen sërish nga pa përgjegjshmëria.
Nën gërmadha mendohet të jetë një nënë dhe vajza e saj dhe kjo është më shumë se e dhimbshme. Është fatura që në fakt duhet të paguajnë ata që në gjithë këtë histori zgjodhën vetëm të fitojnë pavarësisht çmimit./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan
Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Përfundimi i punimeve në unazën e vogël do t’i hape udhë nisjes së projektit për qendrën e Tiranës. Këto dy projekte, në përfundim të tyre do të sjellin edhe lehtësim të trafikut.
Sipas drejtorit të transportit në bashki Enton Punavia, studimi i trafikut për kryeqytetin është bërë nga një studio gjermane, e cila ka detajuar skemën e trafikut për deri në vitin 2021.
Enton Punavia: “Pjesa e rrugës “Murat Toptani” është parashikuar që të jetë rrugë këmbësore dhe i gjithë trafiku do të akomodohet në pjesën tjetër të mbetur të ish unazës së vogël si dhe në pjesën bulevardi “Bajram Curri” dhe “Zhan D’ark”. Kjo është e parashikuar se si do të jetë i projektuar çdo kryqëzim me llojin e semaforëve, mënyrën e koordinimit të tyre për të përballuar flukset e trafikut. Me akomodimin e trafikut do t’i hapej rruga dhe qendrës këmbësore që është qendra e qytetit të Tiranës, e parashikuar në studimin francez.”
Aktualisht bashkia po punon në lotin e tretë të unazës së vogël, ndërsa pritet që të kryhet edhe procesi i shpronësimeve, për të gjitha godinat dhe objektet që do të prishen në zonën pranë INSIG-ut, për të vijuar punimet në këtë aks./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan
Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Alma Katragjini: “Drejtoria e Policisë Qarku Tiranë me fillimin e grumbullimit të tubuesve me datë 10, 11 dhe 12 nëntor 2008, ka planifikuar dhe ka marrë masat për sigurinë mbi rendin publik duke bashkëpunuar me gardën e republikës. Për gjatë këtyre 3 ditëve, tubuesit kanë qëndruar në vendin e sipër cituar dhe deri më tani nuk ka patur probleme apo konfrontime përmes tubuesve dhe forcave të policisë. Në mënyrë të vazhdueshme nga ana e drejtuesve të policisë së Tiranës janë marrë takime me organizatorët dhe drejtuesit e tubimit duke i bërë me dije se tubimi në fjalë bie në kundërshtim me aktet ligjore për të cilin u është kërkuar respektimi i ligjit nr 8773, datë 23.04.2001 ligji për tubimet neni 1 dhe neni 2 i saj. Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë, ka dërguar materialet në prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë për veprën penale të parashikuar në nenin 262/1 të kodit penal”./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan
Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Prokuroria e Sarandës ka nisur hetimet për dy efektivë të policisë së këtij qyteti, të cilët akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj një 18-vjeçari në qelitë e paraburgimit. Denoncimi është bërë nga vetë Aristidh Glluçaj i cili prej së mërkurës, kurohet në spitalin e Sarandës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga dritarja e qelisë së spitalit Glluçaj tregon se është keqtrajtuar nga dy punonjës civilë të policisë së shtetit.
Aristidh Glluçaj: “Jam nisur për në Greqi, gjatë rrugës na ka dal policia para në kthyen në komisariat. Atje më kanë më kanë goditur, më kanë qëlluar shumë fort në të gjithë pjesët e trupit, më kanë goditur kokën për muri.”
Për dy punonjësit e policisë është kërkuar ndjekje penale dhe pezullim nga detyra edhe nga zyra e Avokatit të Popullit. Përfaqësuesit e së cilës kanë verifikuar incidentin.
Skënder Allmuçaj: “Nga verifikimet e para rezulton se ndaj të dy të ndaluarve është ushtruar dhunë. Njëri ndodhet në spital dhe po mjekohet intensivisht për dëmtimet që ka pasur nga dhuna e ushtruar në ambientet e komisariatit të policisë Sarandës.
Aristidh Glluçaj nga Gjormi i Vlorës u arrestua pasditen e së mërkurës në autobusin e linjës Sarandë-Qafë Botë, së bashku me 6 shtetas të tjerë të dyshuar si organizatorë të një rrjeti të kalimit të paligjshëm të kufirit./tvklan.al
Gazetar: Leonard Mitro
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan
Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas aktori i famshëm hollivudian me origjinë shqiptare Xhim Belushi. Protagonisti i dhjetëra filmave të suksesshëm, shumë prej të cilëve të shfaqur në ekranet shqiptare, do të marrë pjesë me 11 nëntor në spektaklin “Dua me shumë Shqipërinë”, i regjisores Vera Grabocka.
Do të ketë një performancë të rrallë muzikore, ku Belushi do të sjellë për publikun shqiptar në Pallatin e Kongreseve 3 këngë të zgjedhura. Nuk është hera e parë që ai prek tokën e origjinës, por kësaj here gjithçka duket ndryshe, qoftë nga qëllimi i vizitës, qoftë nga ajo çfarë ai ka zgjedhur për t’u prezantuar para shqiptareve.
Për më tepër, Belushi këtë sezon ka qenë më pranë Shqipërisë, përmes serialit “Jeta sipas Xhimit”, që transmetohet në Tv Klan./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan
Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Kampionët në ekranin kampion! Ngjarja më e madhe sportive e Kontinentit, Euro 2024, ekskluzivisht në Tv Klan me Marina Vjollcën, çdo mbrëmje, për 31 ditë me radhë, në një program kushtuar aventurës magjike të futbollit europian. Dhe mbi të gjitha, fluturimit të shqiponjave tona kuqezi në Gjermani. Koha erdhi që krejt zemrat tona të rrahin bashkë me ekipin kombëtar. Komentet me specialistët më të mirë të fubollit, lidhje live nga kampi kuqezi dhe stadiumet ku do të përballemi me Italinë, Kroacinë e Spanjën me Alban Xhihanin. Çdo mbrëmje me Kampionët për 51 ndeshjet e Euro 2024 ne Tv Klan. Një ëndërr, një kombëtare dhe një ekran!
Të ftuar:
Andi Tela - Kryeredaktor i Klan News
Armand Duka - President i FSHF-së
Erion Xhafa - Analist
Edmond Kapllani - Ish sulmues i Kombëtares
Gentian Zenelaj - Aktor
Krusita - Këngëtare
Kastriot Çaushi - Aktor
Ori Nebijaj - Deputete
#Kampionet #MarinaVjollca #ArmandDuka #AndiTela #KastriotÇaushi #ErionXhafa #Krusita #OriNebijaj #EdmondKapllani #GentianZenelaj #euro2024 #gjermani2024 #Shqiperi
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan
Follow Tvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
I erdhi fundi luftës në Irak. Ky është titulli kryesor i gazetës “Nju Jork Times”, që u shpërnda falas nëpër rrugët e Nju Jorkut dhe Los Angeles. Askush nuk e besoj atë sepse gazeta ishte e falsifikuar nga një grup aktivistësh social të quajtur Yes Man të cilët shpërndanë 1.2 milionë kopje të saj nëpër rrugë. Gazeta mbante datën 4 nëntor të 2009, dhe pasqyron premtimet e presidentit Barack Obama.
Në 14 faqet e saj ka artikuj, reklama dhe njoftime njësoj si nju jork times i vërtetë. Lajmet e kësaj gazete që trumbeton lajmin e shumëpritur nga amerikanët përmbajnë kryesisht informacione mbi fundin e luftës, vendimin e presidentit Barak Obama, dhe hapin e ndërmarrë edhe nga liderët europianë për tu tërhequr nga Iraku.
Ndër të tjera, aty organizatorët përcjellin me të shkruar premtimet e presidentit Obama mbi energjinë, sistemin shëndetësor etj. Kjo është hera e parë që ata falsifikojnë gazetën prestigjioze Nju Jork Times por jo e para për lajme të tilla të rëndësishme. Zëdhënësi për shtyp i Nju jork Times të vërtetës ka deklaruar se po merren seriozisht me këtë çështje. I vetmi ndryshim mes gazetës së falsifikuar dhe asaj të vërtetës, është se aty shkruhet këtu janë lajmet që ne shpresojmë se do të publikojmë./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan
Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: instagram.com/tvklannews
#Euro2024 #TvKlan
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: instagram.com/tvklannews
#Euro2024 #TvKlan
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: instagram.com/tvklannews
#Euro2024 #TvKlan
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: instagram.com/tvklannews
#Euro2024 #TvKlan
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: instagram.com/tvklannews
#Euro2024 #TvKlan
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: instagram.com/tvklannews
#Euro2024 #TvKlan
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: instagram.com/tvklannews
#Euro2024 #TvKlan
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: instagram.com/tvklannews
#Euro2024 #TvKlan
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: instagram.com/tvklannews
#Euro2024 #TvKlan
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: instagram.com/tvklannews
#Euro2024 #TvKlan
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: instagram.com/tvklannews
#Euro2024 #TvKlan
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: instagram.com/tvklannews
#Euro2024 #TvKlan
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: instagram.com/tvklannews
#Euro2024 #TvKlan
Ndërsa sa i përket lojtarit që ka përformuar më mirë nga ekipi shqiptar në Europian Duka veçoi Kristjan Asllanin.
Marina Vjollca: Unë e kam kuriozitetin tek Broja. A mendon vetë si tifoz se duhej të ishte aktivizuar të kishte marrë më tepër minuta?
Armand Duka: Kjo loja jonë është kaq shumë e bukur edhe për faktin që ju jep të drejtë të gjithëve. Ti ke të drejtë, ai çuni që kishte bërë kronikën ka të drejtë, çdo njeri ka të drejtë. Sylvinho si trajneri i Shqipërisë ka fat sepse ka vetëm 10 milion shqiptarë që mendojnë se janë trajnerë ai i Brazilit ose një tjetër është më pafat. Broja është një futbollist me cilësi të jashtëzakonshme, me kualitet shumë të mirë sidomos për ekipin tonë se nuk them që është futbollisti më i mirë në Europë apo në Botë, që padyshim do ta ndihmojë akoma më shumë ekipin. Dimë që ka pasur një dëmtim të rëndë, është rikthyer dhe kaq minuta ka menduar trajneri.
Marina Vjollca: E di zgjedhjen e trajnerit, por si tifoz vetë do doje ta shihje?
Armand Duka: Nëse do ta kthej ndeshjen e Spanjës të filmuar mendoj që do ta kishte ndihmuar po të kishte minuta më shumë, por nëse do të isha para ndeshjes së Spanjës duke parë se sa mirë luajti Manaj kundër Kroacisë, mbase do të thoja që duhej të luajë Manaj.
Marina Vjollca: Për Arbër Hoxhën çfarë komenti ke. A mendon se edhe ai do të duhej të ishte…
Armand Duka: Ai e ka ndihmuar shumë ekipin në të gjitha minutat që ka luajtur dhe asnjë nuk mund ta mendojë. Në ato minuta që ka luajtur ka dhënë aq shumë. Nëse do të luante më shumë minuta a do të ishte aq mirë, apo jo. Këtë nuk e di duhet të ndodhte. Në fakt aq minuta sa ka luajtur ka luajtur shkëlqyer.
Ndërsa sa i përket deklaratës së babait të futbollistit të Kombëtares, Ardian Ismajlit duka u shpreh se nuk është mirë të komëntojmë deklaratat e prindërve, por theksoi se sidomos në futboll prindërit duhet t’i lënë të qetë fëmijët.
Armand Duka: Tani unë nuk mund të komentoj deklaratat e prindërve, nuk është mirë. Është mirë që fëmijët t’i lejnë dhe të zgjidhin vetë rrugët e jetës…Unë nuk besoj që jo vetëm Ismajli, por as djali im nuk është bërë sepse….padyshim që ka ndikuar edukimi që i jep prindi, por janë bërë nëse punojnë vetë dhe i zgjidhin hallet vetë dhe sidomos në futboll duhet ta lësh fëmijën të qetë.
Marina Vjollca: Notën më të lartë?
Armand Duka: Kush ishte lojtari më i mirë i Europianit nga ekipi shqiptar për mua? Asllani padiskutim!